Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku një i moshuar dallohet teksa kryen veprime të turpshme ndaj një të miture.
Pamjet e rënda ku shihej i moshuari i ulur në krah të të miturës, që e prek në vende intime janë publikuar fillimisht në rrjetet sociale.
Policia njofton se ka identifikuar dhe ndaluar të moshuarin, i cili akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.