Vera e portokalli faktikisht është shumë në trend në vendet britanike.
Megjithëse mund të jenë të shtrenjta, ato padyshim ia vlen t’i provoni nëse nuk e keni bërë këtë më parë; në shumë mënyra, vera e portokalli kombinon karakteristikat më të mira të verës së kuqe e të bardhë.
Vera e portokalli s’ka lidhje me portokallet.
Nëse kur flitet për verën e portokalli e keni mendjen te pema e portokallit, atëherë e keni gabim.
Portokallet nuk përdoren fare për prodhimin e kësaj vere, e as shija e saj nuk ngjason me të portokallit.
Emrin e ka marrë thjesht nga fakti se ngjyrën e ka e ka portokalli.
Kjo verë ekziston me mijëra vjet
Vera e portokali për herë të parë është bërë para 6,000 viteve në Evropën Lindore, prandaj nuk është edhe aq trend i ri.
Megjithatë, kjo verë ka filluar ta rritë popullaritetin viteve të fundit.