Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Veriu i Shqipërisë është një ndër rajonet me aksidentet më të larta me vdekje në Europë

08:30 / November 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidente korce 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo veç në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë. Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021 ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.

Me këtë nivel, vendi renditet i pesti në Europë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë,Lletonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Europë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia. Sipas Eurostat, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 ishin në veri, 60 në qendër dhe 62 në jug.

Europa, 45 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore

Në vitin 2021, kishte 19 917 viktima në aksidentet rrugore në rrugët e Bashkimit Europian, e barabartë me 45 vdekje rrugore për një milionë banorë, sipas Eurostat.

Rajoni i BE-së me shkallën më të lartë të vdekjeve rrugore ishte rajoni më i largët francez i Guadeloupe, duke regjistruar 159 viktima rrugore për 1 milion banorë, i ndjekur nga Severozapaden në Bullgarinë veriperëndimore (133) dhe Guyane, një tjetër rajon më i largët francez (120).

Në total, për vitin 2021 ishin 24 rajone të BE-së me të paktën 80 vdekje rrugore për 1 milion banorë. Këto rajone ishin të vendosura kryesisht në Rumani (gjashtë rajone), rajonet më të largëta dhe ishullore të Francës (katër rajone), Bullgarisë dhe Greqisë (tre rajone secila), Kroacisë, Polonisë dhe Portugalisë (secila nga dy rajone), dhe pjesa tjetër në Belgjikë dhe Itali (të dhënat e 2020).

Disa nga normat më të larta të vdekjeve në rrugë u regjistruan në rajonet rurale, ndërsa rajonet urbane dhe kryeqytetet prireshin të raportonin norma shumë më të ulëta të vdekjeve në rrugë. Vetëm dy rajone të BE-së nuk raportuan asnjë vdekje rrugore: Valle d’Aosta/Vallée d’Aoste në Italinë veriore (të dhëna 2020) dhe rajoni relativisht i vogël autonom i Ciudad de Ceuta në Spanjë.

Normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë u vunë re në rajonet urbane, si rajoni i kryeqytetit të Belgjikës (Région de Bruxelles-Capitale / Brussels Hoofdstedelijk Gewest) me 7 vdekje rrugore për 1 milion banorë, rajoni i kryeqytetit austriak të Vjenës (8 ), rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (9) dhe rajoni verior gjerman i Bremenit (gjithashtu 9)./ Monitor

aksidente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.