Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Zelandën e Re ku mbeten të vdekur 49 persona ndërsa disa të tjerë u lënduan.
E ndaj këtij akti të tmerrshëm ka reaguar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma e cila ka jetuar një kohë atje.
“Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë” ka shkruar Vesa.
Vesa e cila pak kohë më parë është rikthyer në Kosovë, pas martesës me Big Bastën kishte filluar një jetë të re në Zelandë.