Vesa Vllasaliu është bërë një emër shumë i komentuar në media, që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo ka zgjuar interesim te opinioni veçanërisht për deklaratat e saj lidhur me ish-të fejuarin, futbollistin e njohur shqiptar Mërgim Berisha.
Pak para se të futej në formatin e madh, Vesa kishte dhënë një intervistë ku kishte “goditur” ish-të fejuarin dhe ish-shoqen e saj, duke thënë se kjo e fundit ia mori të dashurin.
Mirëpo teksa është pyetur në veçanti për Mërgimin, ajo është shprehur se nuk e ndjen më si shqiptar, pasi i njëjti nuk ka pranuar të luajë për Kosovën, pasi luan për Kombëtaren e Gjermanisë.
“Kush e tradhton Kosovën s’është për mua shqiptar. Më vjen keq”, ka thënë bukuroshja Vllasaliu.