Protesta e përjavshme e opozitës nuk ka kaluar pa vëmendjen e mazhorancës. Në rrjetet sociale kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka vijuar të ironizojë me pjesëmarrjen duke postuar dhe foto nga tubimi.
“Sot krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin. Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparencë.”
Komentet ironike me “krushq” Balla i nisi në protestën e parë të zhvilluar nga opozita më 17 nëntor para Kryeministrisë, duke iu referuar batutës së aktorit Besnik Çinari me shprehjen “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasmë!”
