Alketa Vejsiu ka reaguar sërish për Festivalin e 58-të të RTSH, ku Arilena Ara u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Alketa i është drejtuar të gjithë polemistëve për fituesën, duke u shprehur se ‘zhurma’ nuk do të zgjaste shumë dhe se bota do të rrotullohej sërish, e pa ndikuar nga festivali.
“Në fund të të gjithave Bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij Festivali! Faleminderit të gjithëve!,“-shkruan moderatorja e festivalit.
Sigurisht që nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të saj, disa prej të cilëve, të pakënaqur, e kanë ironizuar.
“Vetëm Olti Curri të vjen hakut ty,“-shkruan një komentuese duke iu referuar kritikave që gazetari dhe blogeri bëri në rrjetet e tij sociale. E acaruar, Alketa nuk ia ka ‘zgjatur’ shumë ndjekses së saj duke i nxjerrë gishtin e mesit.