Fotografi i Kuvendit, Agim Rama, ka publikuar fotot e mbërritjes së disa prej ministreve në Parlament. Ai shkruan se i ka bërë një përshtypja sjellja e ministreve Ogerta Manastritliu dhe Edona Bilali.
Sipas tij, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, edhe pse prej disa vitesh në detyrë, jo vetëm që vjen në Kuvend në këmbë, por edhe kur vjen me makinë e hap vetë derën, ndërsa e kundërta ndodh me Bilalin.
Fotografi shprehet se ministrja e re Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën, teksa shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.

