Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vetëm tre kumbulla në ditë ju ndihmojnë të keni kocka të forta

20:18 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kumbullat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kumbullat janë një burim i pasur vlerash shëndetësore, vitaminash dhe mineralesh.

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave.

Një studim të cilit i referohet AgroËeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave.

Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori.

Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht.

Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht.

Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D.

Roli i Kumbullave Për Shëndetin E Kockave

Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave.

Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë.

Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat.

Kumbullat kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat.

Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës.

Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit.

Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.

Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut.

Por le të kthehemi tek shëndeti i kockave dhe roli i kumbullave të thata.

Një sasi prej  3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium.

Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave.

Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.

Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato.

Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm.

Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.

AgroËeb.org ju udhuezon të mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.

Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi.

Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme./AgroËeb.org

kocka kumbulla tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.