Nga mbesa e ish-terroristit Osama Bin Laden ka ardhur një deklaratë shumë e papritur.
Noor bin Laden ka shprehur hapur mbështetjen për Donald Trump dhe sipas saj ai është i vetmi që mund të ndalojë një sulm terrorist.
Noor bin Ladin paralajmëroi se nëse Joe Biden fiton zgjedhjet, një “11 Shtator” i dytë është i mundshëm, pasi të majtët janë rreshtuar krah radikalistëve.
Në një intervistë për “New York Post”, 33-vjeçarja tha se prej kohësh është mbështetëse e Donald Trump dhe mban gjithmonë një kapele “Make America Great Again” (njëjtë si Trump) në Zvicër ku jeton prej vitesh.
Ajo tha se organizata terroriste ISIS u fuqizua gjatë presidencës Obama/Biden dhe se Trump ishte i vetmi person që mund t’i frenonte.
“Ai (Trump) duhet të rizgjidhet, jo vetëm për Amerikën por për të mirën e të gjithë civilizimit perëndomor,” u shpreh Laden.