Nuredin Dumani ndodhet në spital pas atentatit në Papër të Elbasanit.
Sot prokurori dhe gjykatësi nga Elbasani i komunikuan masën e sigurisë “arrest me burg”.
Po si e priti ai vendimin?
Burime bëjnë me dije se ai nuk foli asnjë fjalë. Sapo i ka parë ka buzëqeshur.
Mësohet se ai e ka qepur gojën dhe nuk jep asnjë informacion. E vetmja gjë që pretendon është se disa njerëz, ndoshta 5 apo 6 persona kanë qëlluar në drejtimin e tij. Megjthatë shtoi se nuk ua kishte parë fytyrat.
Nesër ai pritet të marrë masa të tjera sigurie pasi akuzohjet si i dyshuar në disa vrasje.