Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veteranët e LANÇ-it Mat: Të gjithë do të votojmë Altin Bojnin më 9 Nëntor

11:47 / November 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bfc95340 ff02 483f 89d0 f38cffcb35c4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimet me veteranët, pasardhësit dhe familjarët e dëshmorëve të LANÇ-it mbeten gjithmonë të veçanta e frymëzuese. Siç theksoi kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, Partia Socialiste ka qenë gjithmonë pranë veteranëve të LANÇ-it, duke ruajtur me përkushtim simbolet dhe ngjarjet e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe Bashkia Mat, nën drejtimin e ish-kryetarit Agron Malaj, ka treguar kujdes e vëmendje të veçantë për këtë brez me kontribute të çmuara në historinë e vendit.

Sekretari i organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat, Kujtim Canameti, u shpreh se anëtarët e kësaj organizate do të mbështesin në mënyrë unanime kandidaturën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 9 nëntorit, për të vijuar punët dhe projektet e mira në Bashkinë Mat.

“Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë” u shpreh deputeti Agron Malaj. “Kontributi, korrektësia, këmbëngulja dhe sinqeriteti juaj na japin besim se fitorja do të jetë e sigurt dhe e thellë. Në këto gjashtë vite në Mat janë bërë ndryshime të mëdha. Jam i bindur se Altin Bojni do të vazhdojë me vendosmëri projektet e nisura, sepse ka mbështetjen tuaj dhe tonën.”

Mes emocioneve dhe duartrokitjeve, kandidati Altin Bojni falënderoi veteranët për përkrahjen e tyre dhe theksoi se Mati nuk ka arsye të kthehet pas.

“Ne nuk duhet të eksperimentojmë. Qëllimi ynë është të rrisim investimet kudo, në qytet e në fshatra. Punë të mëdha janë bërë nga Agron Malaj dhe me mbështetjen e Qeverisë Rama do të vijojmë me projekte të reja gjatë dy viteve të ardhshme. Prej dekadash ju keni mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, dhe jam besimplotë se do të kem edhe unë mbështetjen e këtij brezi të artë.”

Ashtu si në çdo proces zgjedhor, veteranët e Matit u shprehën të vendosur të mbështesin fuqishëm kandidatin socialist Altin Bojni.

“Ju jeni alternativa më e mirë. Kemi besim se do të punoni për Matin ashtu si Agron Malaj. Ne nuk do të ecim me mendimin se “zgjedhjet janë të fituara”, por do të trokasim në çdo derë, te çdo qytetar që e do Matin dhe zhvillimin e tij. Deputeti Malaj dhe kandidati Bojni nuk vijnë para zgjedhësve me premtime boshe, por me vepra”, u shprehën veteranët e Matit.

Altin Bojnin LANÇ TAKIMI Veteranët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.