Frida Foreman, ish-boksiere dhe vajza e një prej boksierëve më të mirë në kategorinë e peshës së rëndë George Foreman, bëri vetëvrasje në moshën 42- vjeçare.
Ajo u gjet të shtunën në shtëpinë e saj në Houston, njofton CNN.
Zëdhënësi i qarkut Harris tha se Frida bëri vetëvrasje, duke shtuar se shkaku i vdekjes do të njihej pas autopsisë.
Frida Foreman u bë një boksier profesioniste në vitin 2000. Në karrierën e saj ajo shënoi pesë fitore dhe një humbje. Pas kësaj ajo iu përkushtua familjes së saj.