Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vettingu-Policët pyeten: A ke lavatriçe dhe bolier në shtëpi?

17:00 / July 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 765x383 1521624695 8799660
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Sytë e publikut prej më tepër se një viti janë përqendruar mbi vettingun që po ndodh në drejtësi, nga i cili deri më tani i janë nënshtruar 142 prokurorë e gjyqtarë. Prej tyre 69 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, ndërsa 72 të tjerë janë konfirmuar në detyrë, prej të cilëve disa janë ankimuar, përfshi edhe katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vetëm për një prej tyre, zonjën Marsida Xhaferllari është shpallur nga KPK vendim neutral, pra as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë. Por, ndërkohë vettingu ka nisur edhe në radhët e policisë, një kontroll i trefishtë, në të cilin pritet të ketë surpriza.

Vettingu në polici

Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht formularët që me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm u janë përcjellë 13 mijë efektivëve të policisë, agjentëve të shërbimit të kontrollit dhe Çështjeve të Brendshme dhe Gardës së Republikës. Të gjithë zyrtarët e policisë deri te polici me gradën inspektor duhet të plotësojnë dhe të pohojnë të dhënat ekonomike. Vetëdeklarimi do të përcillet elektronikisht pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Por, çfarë do të deklarojnë policët?

Gazeta “Si” ka mundur të zbulojë se janë tetë pika që policët duhet t’i plotësojnë duke pohuar dhe përshkruar gjendjen ekonomike ku ata jetojnë. Përpos identitetit dhe adresës së banimit si dhe numrit të familjarëve, në total policët duhet të flasin edhe për trungun e familjes. Ajo që policët duhet të tregojnë dhe të mos i fshehin ka lidhje edhe me detaje të imtësishme sikurse pajisjet elektroshtëpiake, të tilla si çfarë gjenden në shtëpi, televizor, lavatriçe, frigorifer, bolier.

Përveç përshkrimit të tyre, ata duhet të deklarojnë edhe orendi apo sende të tjera, përshkrimi i të cilave lihet evaziv dhe i papërcaktuar, çka do të thotë nuk është çudi që policët duhet të tregojnë për ata që jetojnë në zonat rurale edhe lopët apo pulat që kanë, ndërsa ata që jetojnë në qytet edhe veshjet, apo lodrat e fëmijëve.

Pika ‘e’ në këtë formular është lënë qëllimisht e papërcaktuar për t’ju lënë hapësirë shefave e drejtuesve që të raportojnë pikturat, apo edhe dhuratat e shtrenjta apo diçka ndoshta të trashëguar.

Policët duhet të rrëfejnë në formular sipërfaqen e shtëpisë, nëse jetojnë apo jo me qira, e kanë në përdorim banesën apo janë me kredi. Çdo polic duhet të vlerësojë nëse banesa është e kënaqshme, e mjaftueshme apo e pamjaftueshme si edhe të tregojnë sa janë të ardhurat mujore të familjarëve të tij.

vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.