Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vettingu policor më i vështirë se ai gjyqësor

19:39 / July 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 765x383 1521624695 8799660
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivët që përjashtohen nga vettingu nuk do të mund të futen më në radhët e policisë përgjithmonë. Ndryshe nga sistemi i drejtësisë, i cili parashikon lehtësira për prokurorët dhe gjyqtarët e përjashtuar, policët nuk mund të punojnë as në Shoqëri të ruajtjes private të sigurisë. Ligji parashikon që policëve që kapen me shkelje t’iu mohohet çdo mundësi rikthimi në detyrë.

“Ligji është i qartë në këtë pikë. Ata që kalojnë të tre kriteret qëndrojnë në detyrë. Ata që nuk kalojnë, largohen nga detyra në përjashtim të rastit kur vërehet tek punonjësi ndonjë mangësi profesionale e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi tek Akademia e Sigurisë”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.

Sipas Hodajt, të parët që do kalojnë vlerësimin e pastërtisë, pasurisë dhe profesionalizmit janë 245 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Seancat e para dëgjimore do të zhvillohen në të njëjtin ambient tek Pallati i Kongreseve, si në sistemin e drejtësisë.

“Ai është një proces që fillon nga maja e piramidave përkatëse të secilit institucion. Pra besoj që të parët që do të kalojnë në vlerësim të jenë drejtuesit respektivë të këtyre institucioneve. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut të kishim caktimin e seancave të para dëgjimore”, deklaroi zv.ministri Hodaj.

Deri më tani, nga verifikimi i të dhënave, ende nuk ka pasur drejtues të cilët kanë shfaqur probleme për sa i përket tre kritereve.

gjyqësor Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.