Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin përfundimtar të gjyqtarit Ervin Metalla duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të 23 korrikut të vitit të kaluar. Por përse u shkarkua Metalla? Ish anëtari i trupës gjykuese të dosjes 21 janari në Apelin e Tiranës, gjyqtari Ervin Metalla u shkarkua pasi kishte probleme me marrjen e një kredie të butë.
Sipas raportit të IDKPKI-së, Metalla nuk kishte probleme me pasurinë, pjesë e së cilës është një apartament 96 m2 me garazh të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi. Problemi me të ishte marrja e një kredie si i pastrehë për një shtëpi në Durrës, më pas ka marrja një kredie tjetër lehtësuese; njërës prej tyre i ka ndryshuar destinacionin, duke ia kaluar të vëllait. Më herët Metalla ka përfaqësuar edhe një firmë në Gjykatën e Strasburgut, të cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri, dhe shpërblimim që fitoi gjyqtari e kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit.