”Nuk jam më e reja, por jam e fortë, e gjallë dhe ende seksi”,-tha Bianca Balti dhe u bë zëri i grave që kanë mbijetuar nga kanceri, pas refuzimit të saj nga Victoria’s Secret.
Pas gjashtë vitesh pauzë, sfilata e Victoria’s Secret është rikthyer në skenë, por shkëlqimi i saj u zbeh nga letra e hapur e modeles italiane Bianca Balti. Bianca kishte dëshiruar të ecte në pasarelë në emër të të gjitha grave që po luftojnë me kancerin, por kërkesa e saj u refuzua.
Letra e saj, e publikuar në kanalin e saj Substack, është bërë simbol i guximit, vendosmërisë dhe forcës, duke frymëzuar miliona gra në mbarë botën.
