Festivali i 67-të i Eurovisionit, pati mbrëmjen e së martës gjysmëfinalen e parë që u zhvillua në Liverpool. 15 shtete morën pjesë, por vetëm 10 prej tyre arritën që të kalojnë në finalen e madhe. Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj. Shqipëria e cila përfaqësohet nga Albina Kelemendi do të perfromojë më datë 11 maj, ndërsa për të kaluar në finalen e këtij festivali do t’i duhen votat e publikut.
Në gjysmëfinale mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, e cila performoi në hapje të festivalit. Ylli i Popit performoi disa nga hitet e saj, duke përfshirë Anyëhere dhe Praising You.
Asaj në skenë iu bashkua refugjatja ukrainase 12-vjeçare Sofiia, e cila tani është vendosur në Rumani. Ora tha se gjendja e vështirë e Sofisë, i kujtoi asaj përvojën e familjes së saj të arratisjes nga Lufta Ballkanike në vitet 1990.
10 finalistët e parë
Kroacia
Moldavia
Zvicra
Izraeli
Finlanda
Çekia
Portugalia
Suedia
Serbia
Norvegjia