Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ 18-vjeçari u përplas nga makina e policisë, të rinjtë sulmojnë komisariatin në Francë

17:46 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
courneve france 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një stacion policie në La Courneve, afër Parisit, u sulmua të dielën mbrëma me kokteje molotovi, pas vdekjes së një 18-vjeçari javën e kaluar.

Pak para orës 23:00 me orën lokale, rreth 50 persona u mblodhën dhe hodhën gurë dhe bomba të improvizuara në stacionin e policisë. Dy policë u plagosën lehtë në dorë.

Pasi u thirrën përforcime, trazirat u vunë nën kontroll.

🇫🇷The police station of La Coureneuve is the target of riots right now.#France pic.twitter.com/TT8dFifgwI

— Eirik_and_tanks (@Eirik_and_tanks) March 17, 2024

Nëntë persona u arrestuan, shtatë janë të rritur, të moshës 18-21 vjeç dhe dy janë të mitur, sipas shefit të policisë së Parisit, Laurent Nunies.

“Ne e bëmë këtë për të kërkuar drejtësi për Ouanis, edhe pse vëllai i tij i madh kërkoi qetësi,” tha një i ri.

Trazirat po ndodhin pas vdekjes së një 18-vjeçari nga La Courneve, i cili humbi jetën në një ndjekje policore të mërkurën e kaluar.

“Ne nuk jemi të shqetësuar për sulme të reja” dhe “ne do të marrim masa në të gjithë komunitetin në ditët në vijim,” tha Nunies pasi vizitoi punëtorët në stacionin e policisë në mesditë.

Një gazetar i AFP tha se prania e policisë në zonë ishte e dukshme.

Wanish, i cili ishte duke hipur në një skuter, u ndoq nga policia pasi ai refuzoi të ndalonte për një kontroll. Skuteri e tij u godit nga një makinë policie, e cila u thirr për ndihmë dhe po vinte nga ana e kundërt.

Avokati i familjes së të riut akuzoi të premten oficerët se e kishin goditur atë “me dashje”, por avokati i oficerëve këmbëngul se ishte një aksident.

Francë La Courneve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.