Lulzim Basha për 8 Mars ka bërë bashkë zonjat dhe zonjushat që e mbështesin atë. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se nuk ka një Shqipëri të fortë pa gra të forta. Ai nënvizon edhe se një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
Postimi i plotë
Lexo edhe :
Related Posts
Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë! Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur. Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre. Një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme. Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri. Gëzuar 8 Marsin!