Eneda Tarifa u shpall pak ditë më parë fituese e këtij edicioni të Këngës Magjike. Kënga “Ma zgjat dorën” u pëlqye shumë nga publiku dhe një performancë epike të saj ka bërë sot aktori dhe moderatori Salsano Rrapi.
Salsano shfaqet duke kënduar këngën e më pas dikush i tërheq dorën duke shkaktuar të qeshura me atë çfarë ndodh. “Ahahahha….lot i mbasdites. Në kuptimin e parë të fjalës … “Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës)”, shkruan Eneda krah kësaj videoje.
Kujtojmë që Eneda dhe Salsano dikur prezantonin bashkë “Portokallinë”.