Banorët e Unazës së Re kanë treguar se ambasadori Borchardt u ka nxjerrë gishtin e mesit banorëve të Astirit.
“Teksa ne banorët dhe përfaqësues të opozitës jemi mbledhur këtu në mbështetje të ish-deputetit Klevis Balliu dhe banorëve, ambasadori Bochard na drejtoi gishtin mesit. Na dha këtë lloj përshendetjej, kjo është një turp. Gratë shqiptare nuk e tolerojnë dhe meritojnë këtë sjellje. Ata janë mësuar me gratë e parlamentit të krimit por ne nuk e tolerojmë këtë,”- tregon një vajzë.
“Diçka më ka bërë përshtypje nga Borchardti. Kur njëri nga ne tha “Rama ik”, ai po kalonte dhe na nxorri gishtin mesit. Turp t’i vijë,”- tha një tjetër.