Lajmi më i bujshëm i ditës së sotme, natyrisht që ishin akuzat kundrejt Nejmarit për përdhunim nga një vajzë në Francë, e cila pretendon se ylli brazilian ka shkuar i dehur në hotel dhe e ka përdhunuar. Policia franceze ka nisur hetimin ndërkohë që për herë të parë ka reaguar edhe vetë ylli brazilian në lidhje me këtë çështje duke publikuar gjithçka.
Nëpërmjet një videoje të gjatë ku vetë Nejmar ka folur duke mohuar akuzat e ngritura karshi tij. Sakaq, ai ka bërë publike të gjitha mesazhet që ka me ‘viktimën’ në “whatsapp” duke publikuar njëkohësisht të gjitha fotot dhe videot që ajo i ka dërguar.
Bie në sy se fillimisht Nejmar dyshon se është një numër fals ndërkohë që pasi e bind se është në të vërtetë femër, ajo nis të dërgojë foto dhe video të cilat nuk lënë shumë vend për imagjinatë. Videoja e bërë publike sot, duket se heq jo pak barrë nga supet e Nejmarit dhe ia bën më të lehtë hetimin policisë.