Arbenita mesa duket e nuk e hedh aq lehtë pas krahëve konfliktin mes saj dhe Unikkatilit, referuar postimit të saj të fundit në Tik Tok.
Kujtojmë se modelja para pak ditësh publikoi një mesazh ku kuptohej se reperi po e ngacmonte. Një ditë më pas, Unikkatil reagoi duke i cilësuar shpifje postimet e modeles, madje shtoi se ajo vetë i kishte montuar mesazhet.
Menjëherë pas kësaj, Arbenita publikoi një video ku dukej biseda me Unikkatilin dhe këtë herë profili mbante tiketën blu.
Pas gjithë kësaj, modelja duket e lumtur që e nxori bllof reperin.
“Kështu ndihem pasi shkatërrova egon e një mashkulli”, ka shkruar krahas videos.