Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Balluku në lotin 4 të aksit Elbasan-Qafë Thanë: Siguron lidhjen me Maqedoninë e Veriut, do krijohet një pikë e re kufitare

15:42 / May 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, punimet janë shtrirë në katër lotet e para. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në lotin 4 të aksit rrugor Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Balluku deklaroi se Korridori VIII është një nga akset më të rëndësishme, pasi ndërlidh Shqipërinë edhe me vendet e rajonit.

“Siguron lidhjen me Maqedoninë e Veriut. Do të ndërtohet edhe një pikë e re kufitare. Lidhja e re kufitare do të bëhet me një tunel prej 6 km që do të lidh Korridorin VIII afër urës së Bushtricës. Ky korridor do të lidhet më pas me aksin Qukës-Qafë Plloçë për kalimin e automjeteve që shkojnë drejt kufirit me Greqinë pranë Kapshticës. Korridori VIII do të jetë i lidhur me të gjitha akset e tjera, ato që janë në ndërtim dhe ato që do të ndërtohen në të ardhmen, si Kashar-Lekaj apo Elbasan-Rrogozhinë, akse që do të lidhen dhe me Portin e ri të Durrësit”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku tha se loti i katërt ka një rëndësi të madhe për qytetin e Librazhdit, i cili do të ketë një siguri më të madhe rrugore, sepse nuk do të ketë më një aks kombëtar që e përshkon. Ky aks përfundon në muajin shtator të vitit 2025.

Dy lotet e para të aksit Elbasan-qafë Thanë shtrihen përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, ndërkohë që lotet tre dhe katër vijojnë përgjatë kodrave në zonën e Murrashit dhe Librazhdit. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

balluku Elbasan-Qafë Thanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.