Mario Balotelli është bërë përsëri subjekt i racizmit dhe kësaj radhe në Verona, aty ku luhej ndeshja Hellas- Brescia. Në minutën e 55′ kore raciste po dëgjoheshin në stadiumin Marc’Antonio Bentegodi dhe kur topin e mori pikërisht Balotelli, pikërsisht ganezi i natyralizuar si italian ndërpreu lojën duke marrë topin në dorë dhe e goditi drejt tifozëve të Veronas.
Menjëherë arbitri i ndeshjes, Maurizio Mariani ndërpreu ndeshjen në kuadër të protokollit antiracizëm, kurse Balotellin e qetësuan bashkëlojtarët e tij të Brescias pasi po mendonte të linte fushën. Më pas ai shënoi një supergol në minutën e 85′ por nuk mjaftoi që të evitonte humbjen 2-1 të skuadrës së tij ndaj Hellas Verona.
