Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Gjurmë

VIDEO/ Bamir Topi në ”Gjurmë”: Niveli i debatit parlamentar sot është zero

18:00 / June 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në emisionin “Gjurmë” nga Edlira Prendi, e vlerëson debatin parlamentar me notën: zero. Sipas tij, në Kuvend nuk ka më debat politik.

Nëse do të bënit një vlerësim për debatin parlamentar aktualisht, cili do të ishte ai? ”Zero! Zero! Unë nuk jam absolutist, por nuk shoh debat. Më thuaj, në rast se konsiderohet debat kur nxjerrin librin e shtëpisë me njëri-tjetrin, çfarë debati është ky?”,-tha ish-Presidenti Topi. Nga ana tjetër, Bamir Topi shpjegoi edhe këndvështrimin e tij për rolin e Presidentit dhe detyrimin kushtetues për të qenë mbi palët.

“Unë mendoj që ka vështirësitë e veta, por është e realizueshme, pra ka të bëjë me ty. Por në Shqipëri konsiderohet sakrilegj. Në rast se ti mban një qëndrim brenda një debati politik, menjëherë dikush do të mërzitet, sepse duket sikur ti mban anë. Por unë kam pasur një parim që e kam ndarë me veten time: nuk ka rëndësi çfarë thonë të tjerët. Unë mendoj që ti je kryetar shteti, nuk je kryetar qeverie, nuk je kryetar partie; dhe qëllimi është që të ruash fizionominë e shtetit, aty ku kanë garanci të gjithë. Sepse te qeveria nuk kanë garanci të gjithë është qeveria e shumicës. Kur këta edhe kryetarin e shtetit kërkojnë ta bëjnë militant të partisë së tyre, këtu kuptohet çfarë niveli politik kemi! Unë këtë nuk e kam lejuar askund”,-rrëfeu në “Gjurmë” ish-Presidenti.

Bamir Topi u zgjodh President i Republikës në korrikun e vitit 2007 dhe qëndroi në detyrë deri në korrikun e vitit 2012. Edhe pse para marrjes së detyrës si President ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratike, ai mbahet mend për përplasjet e forta me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha. Përplasjet nisën vetëm tetë muaj pasi Bamir Topi mori detyrën e Presidentit, kur ai doli kundër ndryshimeve kushtetuese të dakordësuara mes Berishës dhe Edi Ramës, asokohe kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.

Bamir Topi edlira prendi Gjurmë kuvendi zero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë

13:18 / March 28, 2026

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

12:20 / March 28, 2026

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës dhe benzinës jo më shumë se 218 lekë/litri

10:42 / March 28, 2026

Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi

10:09 / March 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.