Këtë vit ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt në muajin tetor ndryshe nga vitet e tjera pasi tanimë çmimet jepen për një sezon të plotë dhe jo për një vit kalendarik.
Ndërkohë që për Barcelonën pjesëmarres ishin yjet Gavi, Pedri dhe sulmuesi Robert Lewandowski, me dy prej tyre që morën nga një çmim.
Pas ceremonisë, klubi i Barcelonës prezantoi dy fituesit me një video në Tik Tok ku shkruante: “Sa shumë talent mes të dyve”.
Ajo që ra në sy për shqiptarët ishte pikërisht kënga me të cilën shoqërohej video, e cila është “Habibi (Albanian Remix)” e Dj Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shqiptare e cila është bërë virale.