Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Belinda Balluku në Porto Palermo me Olen Çezarin: Duhet ndërgjegjësimi i qytetarëve për një mjedis sa më të pastër

16:06 / July 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Palermo Festival, një organizim i artistit të njohur Olen Çezari dhe që sjell në këtë zonë figura të rëndësishme të botës së artit dhe jo vetëm, si një promovim i shtuar ndaj vendit tonë.

Në prag të nisjes së edicioni të këtij viti me ndihmën e vullnetarëve bëhet pastrimi i të gjithë zonës. Një fushatë e cila ka në thelb sensibilizimin e qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit të përbashkët. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju bashkua grupi të vullnetarëve për pastrimin e zonës përreth kalasë së Porto Palermos.

“Unë shpresoj shumë që kjo mos mbetet vetëm me një ditë pastrimi nga vullnetarët apo disa ditë në vit, por të jetë një praktikë që bashkia e Himarës duhet ta zhvillojë. Unë e di që ka pasur përpjekje edhe më përpara, por ama menjëherë mbas zgjedhjeve këtu në Himarë jam e sigurt që do të ketë një incentivim shumë më të madh të vetë bashkisë duke kuptuar që Porto Palermo është perlë e Shqipërisë, jo vetëm e Himarës dhe do një vëmendje të shtuar”, u shpreh Balluku.

E rëndësishme, shtoi më tej Balluku, është ndërgjegjësimi i qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë e që duhet të nisë që nga moshat më të reja, pasi vetëm ndërhyrjet përmes strukturave shtetërore nuk mjaftojnë nëse nuk bashkëpunojnë edhe qytetarët. “Propozimi për të vendosur në kurrikulën që nga klasa e parë deri në klasë të nëntë, një lëndë e cila do të jetë dedikuar ekologjisë, unë besoj që do të jetë zgjedhja më e mirë”, nënvizoi Balluku.

belinda balluku Porto Palermo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.