Këngëtarja Beyonce ka festuar ditëlindjen e saj sot. Këngëtarja ka mbushur ditën e sotme 39 vjeçe, edhe pse mosha për të duket se është thjesht një numër. Në Vitin e Ri, në këngëtarja postoi një video përmbledhëse katër minutshe të vitit 2020.
Në një postim në Instagram 39-vjeçarja shkroi se viti 2020 ishte shumë i rëndësishëm për të pasi ishte viti i lumturisë dhe gëzimit edhe pse ndau shumë njerëz nga të afërmit e tyre.
“Gëzuar për një Vit të Ri sa më të mbarë! 2020 na ndau dhe na bashkoi. Shumica nuk mund të shihnin njerëzit e dashur dhe patëm shumë humbje, por ishim më të njerëzishëm. Ky vit për mua ka qenë viti i gëzimit, lumturisë dhe dashurisë. Ndërsa të gjithë ne presim dhe lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ju të nderoni veten dhe ata që doni. Për një 2021 më të mirë dhe më të ndritshëm”, ka shkruar këngëtarja.