Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO/ Braçe shkon në vendin e aksidentit: Të jesh deputet është kot! Numëroj të vdekurit e s’i ngushëlloj dot

14:49 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksidenti në Lushnjë, ku humbi jetën një 29-vjeçar, është një ngjarje e trishtë. Nga vendi ku u përgjak, ka folur deputeti socialist Erion Braçe. Ai  thotë se në këtë segment rrugor, nga Krujtja në Zhymë ndodhin shpesh aksidente me vdekje, dhe për këtë fakt ”ka dy vite që flas dhe lutem”, thotë ai, por nuk është marrë asnjë masë.

”Kjo është dita dhe rasti kur të qenit deputet është plotësisht kot, tërësisht i padobishëm. Është një copë rrugë nga Krutja në Zhymë dhe në “Pushimin e Shoferit”. Ka vdekur një djalë i ri përsëri! Në të njëjtin vend, në të njëjtën kthesë që vret njerëz. Në të njëjtin vend për të cilin kam dy vite që flas, bërtas, lutem e lus drejtorë, menaxherë, kompani, administratorë, kontraktorë, të gjithë me radhë i lut deputeti; Dy vite kanë bërë asgjë, zero! Deputeti që vë fytyrën e tij atje thjesht numëron të vdekurit dhe i vjen turp edhe të ngushëllojë! Nuk di, por nëse të gjithë këta bëjnë asgjë, për çfarë duhen, për çfarë”, shkruan deputeti socialist.

Shtimi i lëvizjeve si pasojë e turizmit ka rritur ndjeshëm fenomenin në Shqipëri. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit u regjistruan 767 aksidente, me mbizotërim në muajin qershor. Në muajin me më shumë aksidente ishte grupmosha deri në 24 vjeç shkaktarja kryesore, në gjysmën e parë të vitit grupmosha e të rinjve 25-34 vjeç që “përgjakën” rrugët e Shqipërisë. Moszbatimi i sistemit bonus malus i cili dënon shoferët përsëritës sipas ekspertëve ka ndikuar në këtë shtim të aksidenteve.

Aksident brace
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.