Ylli i Instagramit, Charly Jordan, e ka gjetur veten në një situatë të palakueshme ndërsa po tentonte që të realizonte një video provokuese nga tualeti, ku po bënte dush e veshur me bikini me ngjyrë të kuqe. Ndërsa po merrte poza në një moment dushi u shkëput nga mbajtësja në mur dhe përfundoi në kokën e saj, duke i dhënë një goditje të lehtë bukuroshes.
Bukuroshja nga Los Anxheles ka 1.5 milion ndjekës në Instagram. Ajo e publikoi vetë videon e këtij momenti të sikletshëm. E veshur me bikini me ngjyrë të kuqe biondja mundohej t’i tregonte linjat trupore derisa po bënte dush, por jo gjithçka shkoi sipas planit – në një moment dushi u shkëput nga mbajtësja dhe i ra mbi kokë.
Për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime serioze, dhe kjo ngjarje që i ka ndodhur duket se e ka pranuar me sportivitet pasi edhe vetë e ka postuar videon në profilin e saj.