Disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia e Shtetit gjatë një operacioni që nisi sot në mëngjes, i koduar “Krasta”.Policia sqaron se janë zbardhur dhe dokumentuar tri ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë.
Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a.
Postime te ngjashme
Add A Comment