Temperaturat e larta tashmë mund të përballohen pa asnjë merak nëpërmjet dëborës artificiale. Një situatë e tillë është provuar në Japoni. Dëbora artificiale ka ardhur pas testit me sistemin ftohës. Ky sistem do të përdoret në lojërat olimpike që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Tokio.
Shkak i kësaj “shpikje” u bënë temperaturat e larta të vitit të kaluar nga ku vdiqën plot 65 persona. Sistemi u testua gjatë një gare me kanoe. Prova e parë nuk pati sukses.
Shpërndarja e dëborës artificiale në atmosferë nuk mundi që të ulë temperaturat. Kështu, japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë deri vitin e ardhshëm në prag të lojrave olimpike.
Duke qenë se temperaturat në Tokio gjatë verës arrijnë deri në 35 gradë celsius, çdo stadium olimpik do të ketë pajisje të ndryshme të cilat do të shpërndajnë dëborë.
Pritet një spektakël i vërtetë në fushë, pasi do të mbulohet nga një shtresë e bukur dëbore.