Një përplasje fizike mes deputetëve u shënua në parlamentin e Sierra Leones.
Ata po debatonin një ndryshim të propozuar në sistemin zgjedhor për të lejuar përfaqësimin proporcional në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në pamjet video, përfaqësuesit e Partisë Popullore të Sierra Leone (SLPP) në pushtet dhe partisë opozitare Kongresi i Gjithë Popullit (APC) shihen duke u përleshur me grushte dhe karrige.
Sipas raporteve lokale, policia ka ndërhyrë për të qetësuar skenën e trazuar dhe për të dëbuar deputetët nga dhoma.