Mes kaosit të PD-ës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori fjalën në Kuvend, dhe uroi 7 marsin për të gjithë mësuesit, ndërsa i është drejtuar me një mesazh edhe opozitës, ku ironizoi për bashkimin e grupit të Bardhit me Rithemelimin e Berishës.
“Është hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muajt të këtij teatri dhe cirku, dua t’u them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi, vetëm një koment. Desha të bëj një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mësuesit na kanë mësuar se kur flet dikush nuk ia marrin fjalën të tjerët, nuk bëhet zhurmë, nuk ka bilbila. Ka ardhur koha të gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve, ejani në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mos e merrni peng këtë ditë.
Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembull të gabuar. Jemi afër për të diskutuar, partinë e bashkuat, jeni gjallë dhe në dritë të vërtetë, vazhdoni ecni përpara. Gëzuar 7 marsin të gjithë mësuesve dhe 8 marsin të gjithë grave këtu, sepse nuk do të shihemi nesër”, tha ajo.