Një video ku një nënë rreh vajzën e saj 7 vjeçare sepse i kërkoi çaj është bërë mjaft virale në internet. Ngjarja që ndodhi në Morteros, Argjentinë dhe u filmua nga vajza e madhe 16 vjeçe. Më pas ajo e shpërndau të internet dhe brenda pak kohësh videoja bëri xhiron e botës. Pas skandalit që plasi, vajzat 7-vjeçare dhe tjetra 11-vjeçare iu besuan gjyshes nga babai.
Në video dëgjohet nëna e tre vajzave që thotë, bëjë vetë atë dreq çaji dhe gjuan pa pushim 7-vjeçaren. E gjithë skena shihet nga dy vajzat e tjera.
“Hiqe atë dreq telefoni nga dora ose do të thyej turinjtë”- dëgjohet zëri i kërcënues i nënës. Videoja mbyllet me nënën që hedh në tokë telefonin. Policia po heton për ngjarjen ndërkohë që gruaja është ende në gjendje të lirë.