Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit sot ka qene ne krah te kreut te PD-se, Lulzim Basha, pjese e takimit me 300 studente europiane te EDS (European Democratic Studentes), e cila eshte organizata studentore zyrtare e Partise Popullore Europiane.
Në nisje te fjales se mbajtur, kryedemokrati Basha theksoi se ne këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Eurpoë.
“Studentë të Universiteteve shpitare të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim. Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane”- tha Basha.
Me tej, kreu i PD-se, vijoi: Por natyrisht nderon trashegiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.
Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve