Aktorja Egla Ceno, një nga banoret më të komentuara dhe protagoniste në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka bërë një bisedë zemre me Erjolën. Banorja ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e një vajze, ku thotë se kjo ka qenë dëshirë e vazhdueshme edhe e nënës së saj.
Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dal.
Erjola: Një gocë.
Egla: Një kaçurrelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Po mi, po pse jo do e bëj, mami më lutet “bëje se ta rris unë”, po ik më lër rehat mi grua se po shkoj sa ty… po le ta rrisë, pse jo, do e mendoj.
Erjola: Mos e mendo.
Egla: Po pra do e bëj.