Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës ku si pasojë e rrjedhjes së gazit kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të një familje.
Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolës ndërsa kanë mbetur të vdekur nëna, konkretisht shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, (vajza dhe djali) ndërsa një vajzë e familjes e cila është 16 vjeç është plagosur rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla i cili ndërsa është pyetur nëse do të niset ndonjë helikopter për të bërë transportin e vajzës drejt Tiranës, ka bërë me dije se për shkak të motit të keq është e vështirë ndërhyrja.
Më pas gazetarja e report tv ka dashur ta pyesë përtej ngjarjes së rëndë lidhur me hetimet e videos që dyshohet se Alla u filmua duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali, por ky i fundi ia ka mbyllur telefonin në ‘fytyrë’ gjatë lidhjes direkte.
“Kushtet e motit nuk e lejojnë ndërhyrjen nuk janë te faviorshme per te levizur me helikoper. Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare ndërkohë në dijeninë time nuk e dimë akoma me se kemi të bëjmë rrjedhej gazi apo shperthim.
Janë gjëra të paqarta mirë nga komshinjë rezulton ose shpërthim ose rrjedhje nuk e kemi të qartë akoma nga qendër bulqiza një orë me automjet kur ka ndodhur kjo ngjarje.
Ne u njohëm me ngjarjen tani para një ore nuk e di kur ka ndodhur nuk janë të qarta rrethanat”, ka thënë Alla.