Pas denoncimit të princit Leka Zogu, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Dhunë në Familje”, si edhe po kryen verifikime edhe për publikimin e videos, si provë materiale. Në lidhje me të dhënat e publikuara në media, Prokuroria bën me dije se ka nisur nisur verifikimet për publikimin e videos dhe sipas saj rezulton që ajo është publikuar në media para se të dërgohej në Prokurori.
“Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse”.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbrëmë Policia e Tiranës ka qëndrimin e saj. ”Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”,-informon Policia.
Oborri Mbretëror pretendon se Princ Leka është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij. Oborri thotë se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por se janë kosideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune.