Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në shumë dalje publike “lë nam” për shkak të veprimeve të tij.
Edhe së fundmi, gjatë një konference për shtyp në Egjipt, atij i ka rënë telefoni, raporton dritare.
Nuk ka pritur gjatë por ka ndërprerë konferencën, dhe është përgjigjur.
“Ishte dyshuesja e zakonshme…gruaja ime,”-tha Juncker duke shkaktuar të qeshura në sallë.