Zyra e shtypit publikoi gabimisht një video të Presidentit italian, Sergio Mattarella, që nuk ishte për transmetim.
Gjatë regjistrimit të mesazhit për popullin, Presidenti i drejtohet bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i thonë që të rregullojë pak flokët. “Giovanni, as unë nuk shkoj tek berberi”, përgjigjet presidenti, ndërsa bën gjestin për t’i rregulluar.
Video nisi të përhapej kudo në rrjet, ku nisën edhe reagimet!