“Improvizimet”, është ekspozita në pikturë dhe skulpturë që kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e së hënës në Athinë. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Në video dallohet teksa ministri grek mban për dore djalin e kryeministrit Rama teksa ngjisin shkallët.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh mirënjohës për pritjen. Ai theksoi se është hera e parë që viziton një vend si kryeministër dhe në çantë nuk mban vetëm shënimet, por edhe artin e tij. “Meqë ra fjala unë jam artisti më i mirë ndër kryeministra dhe padyshim kryeministri më i mirë ndër artistë”, tha Rama.
Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se fjalimi që mbajti në këtë ceremoni është një prej të cilave e ka emocionuar më shumë sepse nuk mbajti “fjalim prej politikani, por rrëfim prej artisti”.