Kurioziteti se çfarë ndodh pas kamerave do të jetë gjithmonë i madh. Disa fragmente na i tregon Evi Reçi, e cila drejton një programin e pasdites në Vizion Plus.
Përmes një videoje rreth një minutë, Evi tregon se sa herë i duhet të kthehet sërish pas, për shkak të një lapsusi, për flokët që nuk i rrinë mirë, për një llambë që i prish pamjen, për zhurmën në kufje, e për 100 arsye të tjera.
Ju duket e thjeshtë në ekran, por ja që nuk është edhe aq. Evi na tregon momentet e saj, pas kuintave