Fifi dhe Luixhino zhvilluan provat e tyre ditore të “Dancing With The Stars” përpara spektaklit të rëndësishëm mbrëmjen e sotme.
Gjatë përgatitjes në palestër, në një moment Luixhino ka komentuar me një epitet lëvizjet e konkurrentes.
“Jo atë këmbën si laraskë, se nga pallua e bën laraskë”, u shpreh balerini.
Kjo gjë nuk u pëlqye nga Fifi, e cila iu kundërpërgjigj atij. Madje konkurrentja përmendi edhe rivalen e saj.