Shqipëria ia doli në mbrëmjen e djeshme të merrte fitoren përballë Moldavisë teksa i mposhti pa probleme në transfertë me rezultatin 0-4. Megjithatë, keqardhja shkon për ndeshjen me Turqinë, pasi ishte vendimtare në rast se Kombëtarja do të merrte maksimumin.
or, në fund kuqezinjtë u ndëshkuan prej një mosmarrëveshje në mbrojtje dhe shpresat për kualifikimin u venitën. Gjithsesi, paraqitja ndaj Turqisë ishte në nivel të lartë, ndërsa këtë e ka theksuar edhe tekniku Edi Reja në fjalën e tij në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Andorrën.
74-vjeçari u shpreh se në ndeshjen ndaj Turqisë, kuqezinjtë treguan se kush janë dhe se merita kryesore është e tyre dhe jo atij. Trajneri italian ka keqardhje edhe për pikët e lëna rrugës në eliminatore, pa llogaritur Francën e cila ka tjetër nivel. Por, i përgëzon djemtë për lojën e treguar, duke shtuar se kanë vlera të rëndësishme.