Një skandal ka shpërthyer në Britaninë e Madhe. Një oficere në burgun ”HMP Wandsworth” të Londrës, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej të burgosurve në qeli, dhe videoja që është bërë virale, ka ngritur “në këmbë” ministrinë britanike të Drejtësisë.
Në videon e filmuar nga një tjetër i burgosur që është duke konsumuar lëndë narkotike, shihet oficerja në momente intime me një prej të dënuarve, ndërsa në sfond dëgjohen mesazhet nga radio-ja e saj për mbarëvajtjen e rendit brenda institucionit.
Gardiania që duket në të 20-at shihet në gjunjë duke kryer një akt seksual, ndërsa më pas zbërthen uniformën dhe ul pantallonat për të vijuar marrëdhënien me të burgosurin. Numri identifikues në uniformë është WW 1098 dhe shfaqet dukshëm në video ashtu si dhe fytyra e saj.
Policia dhe shefat e burgut tani po hetojnë videon që është 4.5 minuta e gjatë, e realizuar në burgun e dytë më të madh të Britanisë, që ndodhet në Londrën jugore.
Për të parë videon, kliko KËTU
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/0-500-1719590354xfrepng-282.png)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/0-500-1719590355xdgrpng-290.png)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/0-500-1719590354xfeepng-529.png)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/0-500-1719590356xcfepng-556.png)