Provokimet nga çifti Ilnisa-Meriton nga Egla Cenos e cila shihet si fituese, ka agravuar gati në sherr fizik. Aktorja fillimisht pati një debat të ashpër me Meriton Mjekiqin. Pas kësaj, ajo shkoi në kuzhinë ku ndodhej edhe gazetarja dhe po e pengonte në atë që ishte duke bërë. Egla kërkoi që t’ia lëshonte rrugën për të mbushur një çaj, gjë të cilën nuk e lejoi. Më pas në mes tyre hyri edhe Meritoni që tentoi të ulte gjakrat mes konkurrentëve, duke mos e lënë situatën të përshkallëzohet.
Ilnisa: Kur të mbaroj unë, të më zhduket.
Egla: Kam nevojë për ujin. Kjo është edhe shtëpia ime, unë jetoj këtu.
Ilnisa: Kur të mbaroj unë, unë po laj enët.
Egla: Ej mos më prek mua o budallaqe, mos më picko mua oo! Lëviz andej. Ik moj budallaqe. (Ndërkohë që Meritoni përpiqet t’i ndajë dhe të ulë tensionet).
Ilnisa: Mos më hidh mua ujë fytyrë, more vesh. O njeri i degjeneruar. Grua ordinere.
Egla: Histerike ty nuk të qetëson asnjë gjë.
Meritoni: Je shumë e keqe, mos e provoko Ilnisën.
Ilnisa nuk duron dot Eglën që e spërkat me ujë dhe i heq çajin nga priza dhe ia derdh.