Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video/Gjithçka ndodh në 5 minuta e 30 sekonda, momentet kur Dan Hutra ekzekuton 2 gratë në familjen Hysa

23:33 / March 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dan hutra. 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit Opinion, gazetari Spartak Koka ka publikuar ekskluzivisht pamjet e regjistruara nga një kamera sigurie pranë shtëpisë së familjes Hysa në Paskuqan. Aty, Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë dy grave, Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj mbetën po ashtu të plagosura.

E gjithë ngjarja siç mund të shihet edhe në video, ndodh në 5 minuta e 30 sekonda.

Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.

Pas 2 minutave, Dan Hutra hap zjarr. Breshëria e plumbave dëgjohet në të gjithë lagjen, ndërsa kalimtarët, mes të cilëve edhe fëmijë, largohen me shpejtësi.

Dinamika e ngjarjes, minutë pas minute

Ora 12:34:05 – Dan Hutra parkon makinën në rrugën pranë oborrit të banesës të familjes Hysa.

Ora 12:34:13 – Pranë makinës së Dan Hutrës afrohet një automjet tjetër, i cili ndalon për disa sekonda. Më pas kthehet mbrapsht dhe largohet.

Ora 12:35:16 – Dan Hutra del për herë të parë nga makina.

Ora 12:35:27 – Pranë makinës së Dan Hutrës kalojnë disa fëmijë të vegjël.

Ora 12:36:52 – Dan Hutra futet tek shtëpia e familjes Hysa.

Ora 12:37:09 – Hyn brenda në oborrin e banesës së familjes Hysa.

Ora 12:39:03 – Dëgjohet e shtëna e parë.

Ora 12:39:17 – Dëgjohet e shtëna dytë.

Pas një pauze të shkurtër dëgjohen 4 breshëri.

Ora 12:39:43 – Del nga shtëpia e familjes Hysa.

Ora 12:59:54 – Dëgjohen për herë të parë fenelinat e policisë.

Mesditën e së mërkurës, Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e 3 grave dhe plagosja e 3 të tjerave, në 3 vende të ndryshme, brenda një kohe fare të shkurtër. Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi.

Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj.

Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.

Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, tentativë që fatmirësisht dështoi.

40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

Dan Hutra familja hysa Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.